Skip to content

E RENDE, Dyshohet se u h*lmuan, muzikanti gjendet i pajetë; partnerja në gjendje të r*ndë

Një muzikant 55-vjeçar me origjinë nga Siçilia është gjetur i pajetë në një hotel në qendër të Perugias, ndërsa partnerja e tij është transportuar në spital në gjendje të rëndë, në një ngjarje që dyshohet të jetë shkaktuar nga helmimi me monoksid karboni.

Sipas mediave italiane, çifti kishte mbërritur në Perugia për të marrë pjesë në një koncert në Sala dei Notari, së bashku me një grup muzikor prej rreth 40 anëtarësh.

Related article  Selin Bollati: “Është larguar nga shtëpia”/ Kërkohet ndihmë

Shqetësimi lindi kur dy muzikantët nuk u paraqitën në orarin e caktuar për performancën. Kolegët e tyre shkuan në hotel për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe aty zbuluan situatën tragjike, duke njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, 55-vjeçari nuk mundi të shpëtohej, ndërsa partnerja e tij u dërgua me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Related article  Doctors Reveal That Eating Onions at Night Affects Sleep in Surprising Ways

Karabinierët kanë nisur hetimet ndërsa në këtë fazë, pista kryesore mbetet ajo e një aksidenti. Hetuesit po verifikojnë nëse në dhomën e hotelit ka pasur rrjedhje të monoksidit të karbonit.

Sipas dyshimeve të para, dhoma ku qëndronte çifti ndodhej pranë ambientit ku është instaluar kaldaja e hotelit. Ekspertët po kryejnë kontrolle teknike për të përcaktuar nëse gazi mund të jetë përhapur nga sistemi i ngrohjes.

Related article  ‘Mos pyesni me per rrogen...’ Qeveria ndryshon ligjin, ja cfare po flitet se do ndodhe!

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes dhe për të konfirmuar nëse vdekja është shkaktuar nga helmimi me monoksid karboni.

Published inNEWS