Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa prej departamenteve kryesore. Neritan Nallbati është larguar nga detyra si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale, pasi i ka përfunduar mandati në këtë funksion.
Pas përfundimit të mandatit, Nallbati është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Ndryshime janë bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku drejtuesi Pëllumb Seferi është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë.
Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar përkohësisht Artan Bajraktari, ndërsa në krye të Departamentit të Policisë Kriminale është komanduar Arjan Muça.
LEXO EDHE: Lajm i keq per kedo qe ka makine – Kreu i policise se shtetit nxjerr urdhrin urgjent qe prek gjithe shoferet: Nga sot…
Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të përzgjidhen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, duke formalizuar ndryshimet në strukturat drejtuese të institucionit.
