Skip to content

“Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi ben deklaraten e bujshme per Ramen dhe protesten

Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar”. Kryeministri Rama mblodhi javën e kaluar udhëheqjen socialiste dhe ua paraqiti një platformë për qeverisje në mandatin e katërt të quajtur “BESA”.

Fjalimi i kryeministrit mund të sillte ndër mend muajt para rënies së Murit të Berlinit atëherë kur udhëheqësit komunistë, pasi i kishin përshkruar protestat si veprimtari të shërbimeve të huaja, filluan të përvetësonin gjuhën e protestuesve në ligjërimin e ri.

Related article  Lajm i trishte nga Elbasani, nje person ka humbur jeten

Apo kur bëhej ndarja e protestuesve në “rini atdhetare socialiste” dhe “forca reaksionare që po e përdorin rininë”, diçka si ndarja e sotme mes “flamingove” dhe “sorrave e korbave”.

Apo kur kryeministri Rama përdor një koncept-fjalë që e kishte përdorur udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore më 1989. Në dokumentin-platformë paraqitur udhëheqjes socialiste me titull “Besa”, nëntitulli është “kthesa e mandatit të katërt”. Më 1989, Egon Krenz shpalli politikën e re të Partisë, “Wende” që në shqip përkthehet si “kthesë”.

Related article  Q*llohet ndaj një makine pranë “Urës së Milotit”, P*licia identifikon autorin!

Shqipëria është larg nga Gjermania lindore në të gjitha kontekstet. Por udhëheqjet e saj-përfshirë faktin se PS ka fituar në zgjedhje shumëpartiake në një shtet anëtar të NATO-s-kanë të njëjtën qasje ndaj krizës: gjetjen e përgjigjes brenda modelit të tanishëm qeverisës.

Related article  Ngjarja e rende ne Korce

Krenz kërkonte “wende” brenda sistemit të Partisë komuniste në pushtet, “Besa” kërkon kthesë brenda modelit të tanishëm hibrid të pushtetit të udhëhequr nga PS.

Published inNEWS