Skip to content

Pas 20 vitesh karriere ne PD tradhtoi Berishen e u bashkua me Ramen, trondit zyrtarja e larte me deklaraten pas emerimit

Jola Hysaj, ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, e cila në zgjedhjet e 11 majit 2025 ishte kandidate për deputete nën siglën e PD-së, ka reaguar përmes një shënimi në rrjetet sociale pas emërimit të saj këtë të enjte në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Hysaj ka konfirmuar se është emëruar në krye të AKT-së dhe se është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka zbuluar edhe bisedën që ka zhvilluar me të.

Related article  Thirrja urgjente per neser dhe pasneser: Kujdes mos e beni kete gje, ja cfare po pritet

Hysaj shkruan se Rama i ka thënë se nuk dëshiron që ajo të bëhet socialiste, por që ta çojë më lart institucionin që do të drejtojë.

Më tej, ajo thekson në postimin e saj se është demokrate, por nuk është me Partinë Demokratike.

“Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite. Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt”, nënvizon ajo në postimin e saj.

Related article  Shocking secret of couple who moved to picture-perfect Georgia neighborhood

Postimi i plotë:

Përshëndetje, meqë kam marrë shumë pyetje në ëhatsap nga miq ja përgjigja ime.

Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

Related article  Hipi në shtyllën elektrike për të rregulluar dritat në banesën e vjehrrit, humb jetën 45-vjeçari!

Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.

Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt.

Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj.

Published inNEWS