Skip to content

Vjen dorehqeja e papritur nga rradhet e socialisteve!

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës së re Territoriale

“Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete.

Momenti më kulmor i protestës ishte dorëheqja publike e kryetarit të Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, i cili deklaroi para qytetarëve se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh”.

Related article  GJendet pa jete personi qe denoncoi

Menjëherë pas këtij veprimi, në shenjë proteste dhe pakënaqësie, disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.

Banorët e Poliçanit kundërshtojnë bashkimin me Beratin,

Në shenjë kundërshtimi ndaj planit për bashkimin e Bashkisë së Poliçanit me Beratin në kuadër të Reformës së re Territoriale, protestuesit hodhën në flakë edhe tekstin e propozimit për ndarjen e re territoriale.

Related article  E dhimbshme sa s’ka më! Ky është Blenisi që vdîq pasi u godit me àrmë zjarri

Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.


Sipas draftit për Reformën Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit parashikohet të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë së Beratit. Ky ndryshim është pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

Related article  “Po më shkruajnë për dorëheqjen!”/ Rama tregon vendimin e tij “final”…

Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva edhe kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili është shprehur se shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullimin e qyteteve.

Banorët këmbëngulin se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete dhe kundërshtojnë përfshirjen e tij në Bashkinë e Beratit.

Published inNEWS