Skip to content

Reforma e re territoriale, dalin emrat e 15 bashkive qe zhduken, ja cfare do behet me kryetaret

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale. Propozim ky i cili u është përcjellë edhe kryetarëve të Bashkive dhe Këshillave Bashkiakë. Si edhe është zbuluar më shumë në lidhje me këtë propozim i cili solli jo pak debate mes dy forcave më të mëdha politike në vend, por edhe kundërshti nga disa prej qyteteve.

Sipas këtij propozimi, raportohet se do të jenë 15 bashki që shkruhen duke e çuar kështu numrin nga 61 në 46.  Bashkitë që parashikohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Modeli i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm.

Related article  I died and came back to life after a car crash - angels showed me my future husband... now I'm married to him with kids

Mësohet se sipas raportit do të krijohet një nivel i ri organizimi vendor “Qyteti”, ku skema aktuale “Bashki-Njësi Administrative”, do të zëvendësohet me skemën “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”.  Qyteti merr një rol më të qartë në planifikim, përfaqësim dhe organizimin e shërbimeve, me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ. 28 bashki do të konsolidohen në 13 bashki të reja. Struktura e re pritet të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet. Qarqe do të mbeten 12.

LEXO EDHE:  Ngjarje e ores se fundit ne Gramsh! Kamioni perfundon ne humnere

Më konkretisht ndryshimet që socialistët kanë propozuar janë:

Related article  LAJMI I FUNDIT/ U rrethua nga RENEA, 35 vjeçari LIRON ish-të fejuarën që

-Shkrihet bashkia Dimal dhe Poliçan, bashkohet me Beratin 

-Shkrihet bashkia Klos dhe i bashkohet Matit 

-Shkrihen bashkitë Cërrik dhe Belsh dhe i bashkohen Elbasanit

-Shkrihet bashkia Prrenjas dhe i bashkohet Librazhdit

-Shkrihet bashkia Patos dhe i bashkohet Fierit

-Shkrihet bashkia Divjakë dhe i bashkohet Lushnjës

-Shkrihet bashkia Libohovë dhe i bashkohet Gjirokastrës

-Shkrihet bashkia Memaliaj dhe i bashkohet Tepelenës 

-Shkrihet bashkia Këlcyrë dhe i bashkohet Përmetit 

-Shkrihet bashkia Maliq dhe i bashkohet Korçës 

-Shkrihet bashkia Selenicë dhe i bashkohet Vlorës 

-Shkrihet bashkia Fushë Arrëz dhe i bashkohet Pukës

-Shkrihet bashkia Rrogozhinë dhe i bashkohet Kavajës

Socialistët dorëzojnë në Kuvend propozimin për

Harta e re territoriale e qarqeve

Socialistët dorëzojnë në Kuvend propozimin për

Bashkite qe do te shkrihen dhe me ke do te bashkohen © Euronews
Published inNEWS