Një lajm i trishtë ka ardhur nga disapora shqiptare në Amerikë, pasi është ndarë nga jeta aktivistja njëherazi gruaja e biznesmenit të suksesshëm shqiptar Harry Bajraktarit, Lisa.
Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije vetë Harry Bajraktari i cili përmes një postimi të ndarë në rrjet njofton për humbjen tragjike të partneres së tij, raporton newsbomb.al.
“Humbja e saj ka sjellë një pikëllim të pamasë për familjet Bajraktari dhe Milicaj, si dhe për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin atë” shkruan Harry Bajraktari në postimin e bërë mbrëmjen e kësaj të marte në Facebookun e tij.
Related article Sicko liberals celebrating the death of little girls in Texas floods tells you everything about the new evil rot
Ndërsa më tej, biznesmeni shqiptar zbulon se Lisës do i jepet lamtumira e fundit, ditën e premte më 31 korrik, në varrezat Pleasant Manor, në New York.
Reagimi i plotë i biznesmenit Harry Bajraktari:
Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të së dashurës sonë Lisa Milicaj Bajraktari – një grua, nënë, gjyshe, bijë dhe motër e përkushtuar.
Humbja e saj ka sjellë një pikëllim të pamasë për familjet Bajraktari dhe Milicaj, si dhe për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin atë.
Ju falënderojmë të gjithëve për ngushëllimet tuaja dhe që e mbani Lisën dhe familjet tona në mendimet dhe lutjet tuaja. Gjatë gjithë jetës së saj, Lisa mbeti thellësisht e përkushtuar ndaj familjes së saj, ndaj Amerikës.????????dhe për kauzën shqiptare????????.
