Skip to content

Aksidenti ajror me 67 viktima, reagon Trump

Presidenti Donald Trump hodhi disa teori se çfarë mund të kishte shkaktuar përplasjen në ajër të helikopterit ushtarak me avionin e American Airlines.

Trump tha se ‘helikopteri Black Hawk kishte fluturuar pa dashje në itinerarin e avionit të pasagjerëve të American Airlines teksa po bënte zbritjen’. Ai tha gjithashtu se politikat e punësimit të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes kanë luajtur një rol në incident.

Related article  E rëndë në Itali / Goditet nga treni në Ankona, humb jetën tragjikisht emigranti shqiptar

“FAA po rekruton në mënyrë aktive punëtorë që vuajnë nga aftësi të rënda intelektuale, probleme psikike dhe kushte të tjera mendore dhe fizike, nën një iniciativë punësimi të diversitetit dhe përfshirjes të përcaktuar në faqen e internetit të agjencisë”, tha Trump.

Related article  Zbardhen komunikimet e palestinezes para se të vritej nga babai i saj në Shqipëri

Ai shtoi se programi i punësimit lejonte që pozicionet e kontrollorëve të trafikut ajror t’u shkonin njerëzve me probleme të dëgjimit dhe shikimit, si dhe me paralizë. “Ata që punojnë aty duhet të jenë gjeni të talentuar”, tha Trump.

Related article  Cfare po e tremb Edi Ramën? Kerkese sekrete për makinë të blinduar 600 mln Lekë! Zbulohet ‘Miku’ qe po ia ben gati

Pasi i’u bë presion rreth komenteve, Trump tha se nuk kishte ende prova për të gjetur fajtor.

“Thjesht po hedh dyshime”, tha Trump.

Published inLajme