Skip to content

E rëndë në Itali / Goditet nga treni në Ankona, humb jetën tragjikisht emigranti shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Ankona, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi u godit nga treni.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në stacionin e trenit, në linjën Pescara-Milano railway line.

Viktima është një 53-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Ai jetonte në Merano.

Related article  Alarm në Laç! Fëmija i mitur shfaq shenja të sëmundjes së ... ngjitëse në kopsht, Alarmohet vendi

Në vendngjarje ndërhynë policia hekurudhore dhe zjarrfikësit, por nuk mundën ta shpëtonin.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se burri është hedhur vetë në shina në momentin që po afrohej një tren i shpejtësisë së lartë Frecciarossa.

Related article  Do ju ndryshojë jeta 360 gradë këtë verë! Ja cilat shenja do përplasen me vendime drastike

Një dëshmitar ka treguar se e ka parë 53-vjeçarin duke rënë qëllimisht në shina, çka ka ngritur dyshime për një akt të vetëdijshëm.

Megjithatë, hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat, pasi nuk përjashtohet as mundësia e një aksidenti apo probleme shëndetësore.

Related article  Pjesmarrja në Big Brother Albania e merr në qafë! Banorja bukuroshe ndahet nga burri (Foto)

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te qytetarët dhe udhëtarët që ndodheshin në stacion. Për shkak të incidentit, qarkullimi i trenave në këtë linjë u ndërpre për disa orë, por më pas ka rifilluar normalisht./ORA

Published inLajme