Skip to content

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë, transportohet drejt Traumës

Një i mitur ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez të Tiranës.

Policia bën me dije se rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës 15 vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Related article  'Burri me tradhtoi me..., por ajo qe me beri vjehrra ishte...' Trondit Alma nga Lapraka

Aktualisht i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Related article  Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, dy të vdekur
Published inLajme