Skip to content

Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, dy të vdekur

Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se një automjet ka dalë nga rrugfa dhe ka përfunduar në kanal.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Related article  FOTO/ Përlejshme me armë në kryeqytet, vritet djali i politikanit shqiptar. Emri...

Vau Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

Related article  14-vjeçarja u gjet e pajetë në gjumë, nëna e saj gjeti diçka që të gjithë, e mbajmë shpesh në shtrat

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Related article  “Dridhet” Veliaj, teksa ndodhet në burg ngrihet tjetër padi ndaj tij në SPAK

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Published inLajme