Skip to content

Enigma e 830 mijë paundëve, zbardhet dëshmia e 24-vjeçares së marrë peng

Hetimet për ngjarjen e 24 korrikut në fshatin Vidhisht vazhdojnë, ndërsa grupi hetimor ka marrë në pyetje Rozalinda Plakën.

24-vjeçarja u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, 35 vjeç, pasi ky i fundit kishte ekzekutuar babanë e saj, Kosta Plaka, dhe plagosur rëndë nënën, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë më pas në spital.

Related article  Climber who left girlfriend to freeze to death on mountain revealed her heartbreaking last words to him

Dëshmia e parë e 24-vjeçares nuk ka ndihmuar në zbardhjen e motiveve të krimit apo të vetëvrasjes së autorit, i cili u vetëflijua pas 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA.

Menjëherë pas lirimit, 24-vjeçarja ka përshkruar vetëm momentet e parë të sulmit.

“Isha në gjumë kur dëgjova zhurma. Kur u zgjova, pashë Refitin brenda dhomës të armatosur me një armë gjahu. Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas. Në ato momente nuk e kuptoja çfarë kishte ndodhur. Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Related article  Skandaloze! Rama fillon “kapjen e protestës! Dalin emrat, kush jane 13 EMRAT që do ulen të diskutojne me Kryeministrin

Rozalinda Plaka nuk ka dhënë shpjegime për përfundimin e lidhjes apo mbi pretendimet e 35-vjeçarit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur. Për këtë arsye, hetuesit do ta marrin sërish në pyetje për të sqaruar pistën financiare.

Related article  Officers seen 'laughing and joking' at military veteran they strapped to a chair
Published inNEWS