E pabesueshme! Rama u con ‘selam’ protestuesve: Habit mesazhi i forte

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklaratat e tij për “Bulevardin e Flamingove”, duke sqaruar se fjalimi i tij nuk ishte i drejtuar ndaj kritikëve, por lidhej me simbolikën e flamingove.

Në një postim në rrjetin social X, Rama iu përgjigj reagimeve që, sipas tij, ka marrë përmes mesazheve dhe komenteve pas deklaratës së tij. Ai tha se kërkesat për dorëheqjen e tij vijnë nga persona me të cilët nuk ka “kontratë politike”, duke theksuar se mandati i tij buron nga vota e rreth 800 mijë qytetarëve që e kanë mbështetur në zgjedhje.

Related article  E FUNDIT, Pas tre dite diskutime me te tijet, Edi Rama neser ben LEVIZJEN e papritur! E forte, cfare pritet ...

Kryeministri përdori sërish krahasime metaforike, duke iu referuar kritikëve si “sorra e korba”. Sipas tij, ata përfaqësojnë një pjesë të protestës, por nuk kanë lidhje me mesazhin që ai synonte të përcillte përmes figurës së flamingove.

Related article  Andi Bushati i gjen tre ‘hallet’ e renda te Rames! Ja cfare po fshihet pas...

Rama deklaroi gjithashtu se protestuesit janë të lirë të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij, edhe deri në vitin 2029, duke e cilësuar këtë si një të drejtë që garantohet nga demokracia. Nga ana tjetër, ai theksoi se përgjegjësinë e tij politike e lidh me qytetarët që e kanë votuar dhe jo me ata që kërkojnë largimin e tij.

Related article  Kjo femer ka 250 ditë pushim në vit dhe një rrogë..