Skip to content

E bujshme! Vatikani “godet” Edi Ramën me fjalët e Papës: Ka ardhur dita që të

Pas jehonës në shumë media ndërkombëtare, protestat kundër projektit turistik në Sazan kanë tërhequr vëmendjen edhe të “Vatican News”, portalit zyrtar të Selisë së Shenjtë. Në artikullin e publikuar, duke cituar enciklikën Laudato si’ të Papa Françeskut, vihet theksi te nevoja për transparencë në investimet publike, lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e mjedisit dhe dëgjimi i zërit të komuniteteve lokale.

Në Shqipëri nuk ndalen protestat, dy muaj pas fillimit të manifestimeve kundër një projekti turistik luksoz të lidhur me sipërmarrësin Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Projekti është parashikuar të zhvillohet në ishullin e Sazanit dhe në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, në lagunën e Nartës, e njohur për praninë e flamingove rozë.

Jo vetëm çështje mjedisore

Çdo mbrëmje në kryeqytet, Tiranë, zhvillohen marshime dhe protesta të përhershme, ku marrin pjesë kryesisht të rinj, të cilët janë kthyer në shtysën kryesore të asaj që është quajtur “Revolucioni i Flamingove”. Protesta nuk ka të bëjë më vetëm me ndërtimin dhe mbrojtjen e mjedisit, por është shndërruar në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

Related article  Pak ore pasi u percoll per ne banesen e fundit, del DETAJI i trishte qe nuk e dinim per pediatrin Edi Tushe

Dy ditë më parë, përpara godinës së Kuvendit, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, gjatë të cilave mbetën të plagosur disa persona.

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur vazhdimisht projektin, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik të nivelit botëror. Ai ka siguruar se strukturat turistike do të ndërtohen në përputhje me standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit.

Shqetësimi i ipeshkvijve

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë vazhdojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimet në vend. Në një deklaratë të publikuar në qershor, Konferenca Ipeshkvnore theksonte se “çdo zhvillim i vendit duhet të marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit, si edhe respektimin e pronës së tjetrit”.

Related article  Nuk funksionoi! Marina Vjollca ndahet nga Elvis Naci, ja me kë e tradhtoi

Duke cituar enciklikën Laudato si’, Papa Françesku shkruan: “Vlerësimi paraprak i ndikimit mjedisor të ndërmarrjeve dhe projekteve kërkon procese politike transparente dhe të hapura ndaj dialogut, ndërsa korrupsioni, që fsheh ndikimin e vërtetë mjedisor të një projekti në këmbim të favoreve, çon shpesh në marrëveshje të errëta që shmangin detyrimin për informim dhe një debat të thelluar.”

Në këtë frymë, ipeshkvijtë kërkojnë që të mos mohohen proceset e vlerësimit, konsultimit dhe përfshirjes së komuniteteve lokale që jetojnë në zonat e prekura, si edhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.

Related article  'Take the Deal or...' Vance issues ultimatum to Russia, Ukraine on peace negotiations

“Për ne, kjo quhet zhvillim integral, i cili duhet të marrë parasysh të gjitha dimensionet e jetës njerëzore, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë komunitar”, thuhet në deklaratë.

Të dëgjohet zëri i popullit

Konferenca Ipeshkvnore thekson gjithashtu se pjesëmarrja e madhe e të rinjve dhe familjeve në protesta tregon pakënaqësinë ndaj sistemit aktual politik: “Kishës nuk i takon të gjejë zgjidhje, por të ndriçojë ndërgjegjet. Jemi të bindur se zëri i popullit duhet të dëgjohet dhe të merret në konsideratë. Politikës i takon të gjejë zgjidhje brenda kuadrit politik dhe demokratik. Këto janë rregullat e demokracisë evropiane, së cilës aspirojmë. Zëri i shumë njerëzve, që kanë si synim të vetëm mirëqenien e familjeve dhe të shoqërisë dhe që shprehin pakënaqësinë për veprimet ose mosveprimet e politikanëve, nuk mund të shpërfillet”. /Pamfleti

Published inNEWS