Skip to content

E bujshme, vjen reagimi i papritur i te shkarkuarit nga Qeveria ‘Rama’

Ish-zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti ka ndarë një mesazh falenderimi pas lirimit nga detyra, duke shprehur mirënjohjen për besimin që i është dhënë për t’u shërbyer njerëzve.

Ajo thekson se gjatë karrierës në administratën publike, është udhëhequr nga bindja se shërbimi publik nuk përcaktohet nga një funksion apo titull, por nga gatishmëria për të qenë pranë njerëzve dhe për t’u shërbyer atyre me përkushtim, integritet dhe empati.

“Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi”, shkruan Vilma Premti, teksa tregon se edhe përse në ditët e fundit si zëvendësministre, ka zhvilluar me kënaqësi e dedikim takimin me mësues e përfaqësues të diasporës.

Related article  Schiff Demands Bold, Unified Action

Mesazhi i plotë i Vilma Premtit:

Edhe pse e dija se ishin ditët e fundit si Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, pranova dhe zhvillova me kënaqësi e dedikim, takimin me mësues e përfaqësues të diasporës për të diskutuar mbi institucionalizimin e Kuizit të Diturisë për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Nuk mund të kishte një temë më domethënëse për ta përmbyllur këtë rrugëtim sesa një bisedë për gjuhën shqipe, identitetin tonë kombëtar dhe brezat e rinj që rriten larg atdheut, por që vazhdojnë ta mbajnë atë pranë zemrës.

Related article  Cameron Diaz and Benji Madden welcome baby number 2

Gjatë gjithë karrierës sime në administratën publike kam besuar se detyra jonë është, para së gjithash, të dëgjojmë. Të dëgjojmë qytetarët, komunitetet, profesionistët, mësuesit dhe çdo zë që ka diçka për të kontribuar. Për këtë arsye, edhe në ditën e fundit të detyrës, e ndjeva të natyrshme të isha aty, të dëgjoja, të diskutoja dhe të ndaja ide për një nismë që i shërben komunitetit tonë me bindjen se puna për diasporën do të vazhdojë të mbetet një prioritet kombëtar.

Related article  Sarah Palin’s Life After Divorce: A Story

Largohem nga kjo detyrë me mirënjohje të thellë për besimin që më është dhënë ndër vite dhe me bindjen se shërbimi publik nuk përcaktohet nga një funksion apo titull, por nga gatishmëria për të qenë pranë njerëzve dhe për t’u shërbyer atyre me përkushtim, integritet dhe empati.

Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Published inNEWS