Babë e bijë humbin jetën pasi u përmbys traktori – tr*pat e tyre i gjeti nëna

Një aksident i rëndë ka tr*nditur provincën Vorarlberg të Austrisë, ku një 41-vjeçar dhe vajza e tij 6-vjeçare humbën jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonin u përmbys në një terren të pjerrët. Vajza tjetër e familjes, vetëm 4 vjeçe, i mbijetoi për mrekulli tr*gjedisë.

Sipas autoriteteve, babai po drejtonte një traktor me rimorkio, ku ndodheshin edhe dy vajzat e tij. Dyshohet se mjeti rrëshqiti në një shpat me bar dhe u përmbys në një zonë të vështirë për t’u arritur.

Related article  Atentati në mes te qytetit, publikohet VIDEOJA/ Vrapon që t’iu shpëtojë plumbave, ky është momenti kur ekzekutohet

Meqenëse aksidenti ndodhi në një vend të izoluar, askush nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur. E shqetësuar që bashkëshorti dhe vajzat nuk po ktheheshin në shtëpi, nëna vendosi të nisej vetë në kërkim të tyre.

Related article  Pizza Hut's 'BOOK IT!' Summer Reading Program Returns to Provide Voracious Young Readers with Pizza Parties and More

Kur mbërriti në vendngjarje, ajo u përball me një skenë rrëqethëse dhe njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.

Mjekët, pas mbërritjes, vetëm sa konstatuan vd*kjen e babait dhe vajzës 6-vjeçare. Ndërkohë, vajza 4-vjeçare kishte pësuar lëndime dhe, pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, u transportua me helikopter mjekësor në spitalin rajonal të Feldkirch.

Related article  Njoftim URGJENT! Ja qytetet ne Shqiperi ku temperatura do te shkoje mbi 40 grade, kujdes!

Ngjarja ka prekur rëndë edhe ekipet e shpëtimit. Zjarrfikësit vullnetarë të zonës e njihnin personalisht familjen e viktimave dhe, për shkak të tronditjes emocionale, nxjerrja e trupave u krye nga një njësi zjarrfikëse e një komune fqinje.

“Ka ndërhyrje që na lënë pa fjalë”, shkruan zjarrfikësit në një mesazh prekës të publikuar në rrjetet sociale.