Afro 4 orë nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në Tiranë, është publikuar video e momentit kur betonierja duket qartazi duke marrë përpara me shpejtësi skëterrë mjetin tip “Audi”, e pastaj përfundon në nënkalim.
Në pamjet e siguruara nga A2CNN, vërehet momenti kur betonierja për shkak se po qarkullonte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, devijon nga rruga e përplaset me “Audin”. Për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti i tonazhit të rëndë pas përplasjes me fuoristradën, përplaset me barrierën mbrojtëse e përfundon në nënkalim, ku përplasi disa automjete të tjera që pësuan dëme të konsiderueshme.
Siç raportuam dhe pak më parë, nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetasit egjipitianë, konkretisht shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.
Ndërsa mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja dhe shoferi i “Audit”, 28-vjeçari Roland Nuri, i cili u transportua në spital. Burimet kanë konfirmuar se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të nodhur pasditen e kësaj të mërkure në pranë TEG-ut në kryeqytet. Një betoniere e cila duket se ka hyrë me shpejtësi në rreth rrotullim është përplasur me një autoveturë dhe më pas ka rënë poshtë në aksin e poshtëm të autostradës në korsinë që çon drejt Elbasanit. Shoferi, Mohamed Lotf rreth 30 vjeç dhe një tjetër pasagjer Mohamed Ali 44 vjeç në betoniere humbën jetën, ndërsa drejtuesi i autoveturës mbeti i plagosur.
Betonierja po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksidentin me pasoja tragjike, pak pasi kishte hyrë në rrethrrotullim
Rrethanat mbeten ende të paqarta. Betonierja e cila drejtohej nga një shofer, i cili mendohet të jetë me origjinë nga Egjipti, dyshohet të ketë qenë me shpejtësi në momentin që ka qenë duke u futur në rreth rrotullim, dhe të mos ketë respektuar rregullat që i japin përparësi kalimi mjeteve që janë tashmë në rrethrrotullim.
