Skip to content

“Do të marrin LEK, 10 paga nga shteti!”/ Qeveria Rama zbulon vendimin e mirë, ja kush përfiton…

Qeveria Rama ka miratuar dy vendime që synojnë forcimin e mbështetjes financiare dhe sociale për efektivët e Policisë së Shtetit që humbin jetën ose plagosen gjatë ushtrimit të detyrës, si edhe për familjet e tyre.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë. Ai sqaroi se vendimet përcaktojnë rregullat dhe procedurat për përfitimet financiare, si dhe masat mbështetëse që do të zbatohen në këto raste.

Related article  After Finding a Tampon, She Killed Her Boyfriend — Then Stunned the Court with 5 Words

Sipas Lamallarit, familjet e punonjësve të policisë që humbin jetën në krye të detyrës do të marrin një ndihmë të menjëhershme financiare, e cila mund të arrijë deri në vlerën e 10 pagave mujore. Përveç kësaj, ato do të përfitojnë pension familjar, bursa të plota për arsimimin e fëmijëve, mundësi punësimi për familjarët, si dhe strehim pa pagesë.

Related article  2 Girls Were Buried in 'Dollhouse Graves' More than 100 Years Ago. A Paranormal Investigator Recently Visited Both

“Janë miratuar dy vendime të rëndësishme që përcaktojnë masën, procedurat dhe rregullat për trajtimin financiar të familjeve të punonjësve të policisë që humbin jetën në krye të detyrës, si dhe shpërblimin për efektivët që plagosen gjatë ushtrimit të detyrës. Paketa përfshin ndihmë të menjëhershme deri në 10 paga mujore, pension familjar, bursa të plota për fëmijët, punësim për familjarët dhe banesa falas nga Enti Kombëtar i Banesave apo nga pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Related article  Ngjarje e rende kete te premte, dalin detajet e para
Published inNEWS