Skip to content

Moti bën kthesën e papritur, paralajmërimi urgjent: Ne kete dite stuhitë e fuqishme prekin Shqipërinë

Teksa ditët e fundit vendi ynë u përball me temperatura tepër të larta, duket se moti do të bëjë një kthesë të papritur në ditët në vijim.

Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se gjatë ditës së premte, Shqipëria pritet të përfshihet nga stuhi afatshkurtra, por me intensitet të lartë.

Related article  Largim i bujshem nga Bashkia e Tiranes

Sipas sinoptikanes, stuhitë do të prekin pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat më të rrezikuara do të jenë ato qendrore dhe juglindore.

Më tej Porja thekson se i gjithë territori është i rrezikuar, ndërsa stuhitë pritet që të zgjasin 20-40 minuta.

Porja: Presim edhe sot në territorin shqiptar ndonjë gjë krejt të vogël. Ditën e premte kemi stuhi afatshkurtra thuajse në gjithë territorin shqiptar. Askush s’mund ta përcaktojë, sepse janë celula që shkëputen, vendosen mbi një lokalitet, dhe aty prodhojnë maksimumin e aktivitetit të tyre.

Related article  'Muslim Only' Event Canceled After Texas Gov. Greg Abbott Makes Threat

E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga këto stuhi. Me një njollë pink rezulton zonat qëndrore dhe Lindja, Juglindja, Fushë-Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan, një pjesë e Librazhdit, Pogradec, Korçë, Ersekë, Devoll.

Related article  Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin, detajet se cfare u ndodhi familjes

Mund të fusim edhe Përmetin dhe Gjirokastrën. I gjithë territori është i rrezikuar. Fatmirësisht janë stuhi afatshkrutra, ku në 20-40 minuta prodhojnë sasi të jashtëzakonshme të rreshjeve, shpejtësi mjaft të larta të erës.

Published inNEWS