Skip to content

Ngjarje ne vend, raportohen detajet

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren dhe punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Related article  Rama nis tërheqjen? Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës!

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërsa Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për të siguruar çdo informacion që do të ndihmojë në dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Related article  Edi Rama bën gati “Big Bang”-un e pushtetit, 90% e qeverisë drejt shkarkimit! Dalin emrat dhe gjithçka do ndodhë të Premten

“Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Related article  Soccer coach and wife killed in Texas floods as their kids remain missing with death toll at 52

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, njoftoi sot policia.

Published inNEWS