Ndryshimi DRASTIK i motit/ Meteorologia paralajmëron: Ditën e mërkurë në

Pas temperaturave përvëluese të ditëve të fundit, moti në Shqipëri pritet të pësojë një freskim të ndjeshëm duke nisur nga dita e mërkurë.
Meteorologia Tanja Porja, tha se sot do të mbizotërojë mot i kthjellët me temperatura shumë të larta, por në vijim termometri do të shënojë ulje graduale.

“Nesër (të mërkurë) dhe në vijim presim freskim të ndjeshëm të kushteve të motit. Që nga mesdita e nesërme termometri zbret me 4-5 gradë. Pra nga 39-40 maksimumi që presim në ditën e sotme se kemi jo më shumë se 35 gradë celsius, maksimum ky i cili pritet pikërisht në zonën Elbasan-Berat aty ku pritet dhe sot maksimumi vijon dhe nesër rreth 35 apo lehtësisht mbi 35°C maksimumi në rang territori.

Related article  Search Results for: Understanding Health Concerns After Illness: What Older Adults Should Know—Experts Explain How Recovery Can Involve Fatigue, Reduced Mobility, Weakene

Vijon rënja e lehtë e temperaturave për mesditën e së enjtes. Më pas e premtja dhe fundjava në kushte termike mjaft të favorshme, pra me një mjaft të freskët në orët e mëngjesit, por edhe në orët e mesditës, ku maksimumet zbresin në 30 gradë celisius, ndërsa vlerat minimale, nesër mëngjesi vijon pak a shumë në të njëjtat vlera termike me një rënjë krejt të lehtë të vlerave termike. Është dita e enjte e cila sjell tre të paktën 3 gradë rënje në mëngjes.

Related article  E fundit! Humbi jetën në Itali para syve të vajzës, ja kush është 42-vjeçarja shqiptare

Një mëngjes mjaft i freskët ky i së enjtes, ndërsa e premtja dhe deri të dielën mëngjese mjaft të freskëta, pasi vlerat minimale në rang territori zbresin 8 apo 9 gradë për mëngjesin e së shtunës, një mëngjes mjaft i freskët”, tha meteorologia.

Related article  Rama paralajmëron socialistët: RUHUNI se sapo ka nisur. Bëhuni gati se ka për të na pritur diçka e rëndë