Skip to content

Donald Trump bllokoi fondet! SPAK bën reagimin e fortë: Ja kush na paguan

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Related article  Përgjimet/ Si u manipulua audio në burgun e Durrësit dhe u publikua nga Carlo Bollino dhe Mero Baze

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Related article  A kërcënohet Shqipëria nga Irani për shkak të muxhahedinëve? Përgjigjet teologu shqiptar

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Related article  Gruaja e Elvis Nacit e sulmoi! Hati e TikTok-ut i kthen pergjigjen e ashper qe i mbyll gojen
Published inLajme