Skip to content

Dalin pamjet e ngjarjes se rende

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë rrugor në Hania të Kretës, ku një ambulancë u përplas me një automjet vetëm pak metra larg Spitalit të Përgjithshëm të qytetit.

Videoja e publikuar nga Zarpanews.gr tregon momentin e përplasjes së fortë mes ambulancës dhe një makine ngjyrë argjendi, e cila drejtohej nga një infermiere e Departamentit të Urgjencës së spitalit, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj.

Related article  E bujshme! Ish finalisti i Big Brother tradhton të dashurën yll me një mashkull?? Menaxheri i nxjerr “bojën” (Foto)

Si pasojë e goditjes, ambulanca humbi kontrollin, u përmbys dhe përfundoi në rrugë.

Sipas raportimeve të mediave greke dhe agjencisë APE-MEA, një prej infermierëve të ambulancës pësoi fraktura në gjoks, ndërsa drejtuesi i ambulancës dhe shoferja e automjetit nuk pësuan dëmtime të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Po ktheheshin në vendlindje, vdesin 3 shqiptarë në aksident (Emri)

Pacienti që transportohej me ambulancë humbi jetën për shkak të arrestit kardiak që kishte pësuar më herët, sipas njoftimit zyrtar të EKAB.

Rrethanat e plota të aksidentit po hetohen nga Policia Rrugore e Hanias.

Shoqata e Punonjësve të Shërbimeve Mjekësore të Emergjencës në Hania shprehu ngushëllimet për familjen e pacientit që humbi jetën dhe uroi shërim të shpejtë për tre personat e përfshirë në aksident.

Related article  E FUNDIT, Pas tre dite diskutime me te tijet, Edi Rama neser ben LEVIZJEN e papritur! E forte, cfare pritet ...

Në reagimin e saj, shoqata theksoi kushtet e vështira në të cilat punojnë ekipet e emergjencës, duke nënvizuar se çdo ndërhyrje kërkon shpejtësi, përqendrim dhe vendimmarrje të menjëhershme, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të lehtësojnë kalimin e automjeteve të emergjencës.

Published inNEWS