Aksident t ragjik, dy automjete përplasen kokë më kokë! Humb jetën 39-vjeçari, p lagosen 5 persona, mes tyre edhe fëmijë

Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 39-vjeçari Barjam Kaçani, i cili udhëtonte me mjetin tip Opel.

Related article  Miriam Shyti largohet nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ndërkohë, pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Kjo është kompania që po i mashtron qytetarët me bileta të aeroplanit

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia rrugore ka dokumentuar ngjarjen, ndërsa një grup hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Related article  E FUNDIT, Pas tre dite diskutime me te tijet, Edi Rama neser ben LEVIZJEN e papritur! E forte, cfare pritet ...

39-vjeçari që humbi jetën ishte baba i tre fëmijëve.