Skip to content

Ngjarje ne fundjave, dalin detajet e para nga aksidenti i ndodhur

Një aksident rrugor me dy të lënduar është regjistruar këtë të shtunë në aksin Pogradec-Korçë, në zonën e Qafë-Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Related article  Kur do të ketë stuhi, rrebeshe dhe breshër? Meteorologia: Gushti ne keto qytete

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe një fëmijë që udhëtonte me të.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Zbulon kushtin dhe datën kur do të japë dorëheqjen!

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Published inNEWS