Qeveria Rama zbulon VENDIMIN: Do të jetë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej në fillim të muajit qershor.

Related article  Vjen reagimi nga rinasi

Ditën e sotme, në pikën e kalimit u konstatua se automjetet kalojnë lirshëm. Drejtuesit e mjeteve vetëm regjistrohen nga kamerat e vendosura në traun e pikës së pagesës dhe më pas vazhdojnë udhëtimin pa kryer asnjë pagesë.

Related article  Do të japë doreheqjen?! Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS me urgjencë, zbulohen detajet

Në pikën e pagesës janë të pranishme edhe stafet përkatëse, por sipas informacioneve të siguruara, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë aplikimi i tarifës për përdorimin e tunelit.

Related article  Rama zgjeron “listën e zezë” të protestës: Pas Ikballes, ndalon në kufi deputetët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Ky mbetet një lajm i mirë për qytetarët dhe pushuesit, të cilët, të paktën deri tani, mund të kalojnë falas në Tunelin e Llogarasë gjatë këtij sezoni veror.