Lajmi i fundit, Vendimi i ri per kompesimet

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi projektin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe rritjen e kompensimit të shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante për invalidët e punës.

Sipas vendimit të ri, masa e kompensimit rritet nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë, duke synuar lehtësimin e kostove për këtë kategori përfituesish.

Related article  VIDEO: Pamje të tm*rrshme nga Tirana, shikoni se si 26-vjeçari,

Nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mbledhja e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shqyrtoi dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme për funksionimin e institucionit dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

“Në këtë mbledhje, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z. Astrit Hado, paraqiti për shqyrtim projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”. Statuti është dokumenti themelor që përcakton organizimin, funksionimin dhe drejtimin e ISSH-së, duke synuar forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e eficiencës administrative.

Related article  Përfaqësuesja e SHBA-së “dridhë” OKB-në për Kosovën: Koha e tyre ka mbaruar

Këshilli Administrativ miratoi gjithashtu projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në vendimin nr. 723, datë 19.11.1998, ‘Për zbatimin e ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar”. Ndryshimi i miratuar parashikon rritjen e vlerës së kompensimit për rimbursimin e shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante për invalidët e punës, nga 10,000 lekë, në 15,000 lekë”, njofton ISSH.

Related article  Këngëtarja shumë e njohur, përfshihet në “psllëqet” e …