oficeri i njohur rrefen detajet e ngjarjes se rende ne Jug te vendit

Oficeri i Policisë së Shtetit, Mihal Velço, është dhunuar brutalisht nga disa persona në orët e vona të natës, në qytetin e Sarandës teksa ai ishte në shërbim.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në lagjen nr. 3 të qytetit, ku oficeri i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, Mihal Velço është konfliktuar me disa persona.

Related article  SHBA e konfirmon/ Trump merr vendimi e bujshëm për Shqipërinë…

Polici Mihal Velço ka reaguar në një prononcim për mediat, i cili ka treguar se ka qenë duke udhëtuar me motor dhe dëgjoi një grup të rinjsh duke bërtitur në rrugë.

Për shkak të orës së vonë, polici u ka kërkua atyre që të mos bënin zhurmë, por reagimi i të rinjve ishte i papërshtatshme, duke e fyer dhe më pas e kanosën.

Related article  AKU-së “i shpëton” mishi me antibiotik/ Dy ngarkesa me mish pule të rrezikshëm

Gjithashtu polici tregon se në momentin që zbriti nga motori për t’u sqaruar, ata e kanë dhunuar brutalisht.

Pasi është marrë njoftimi, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit.

Related article  Marsela Cibukaj reagon fuqishem per ngjarjet e fundit

Janë kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Por ende nuk ka informacion në lidhje me kapjen e autorëve të dyshuar.