Lajmi i fundit per Ngushellim Manzin

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme arrest me burg për Ngushëllim Manzin, ushtarakun në repartin e Zall-Herrit, i cili për motive banale i mori jetën dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islami në Kamzë.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Manzit ka kërkuar që atij t’i bëhet ekspertiza e nevojshme mjekësore me argumentimin se autori ishte dhunuar barbarisht gjatë konfliktit e betonieres, e cila po kalonte para banesës së tij për të shkuar te shtëpia e vëllezërve Islamaj, që u bë dhe shkak i vdekjes së tyre.

Related article  From rising Hollywood star to a private life focused on family, the journey of an ’80s actress who stepped away at her peak

Kujtojmë se Oficeri i Policisë Ushtarake në dëshminë e dhënë para grupit hetimor ka bërë me dije se betonierja të cilin tre vëllezërit Islamaj kishin marrë për murin rrethues që po ndërtonin, kalonte para shtëpisë së tyre dhe ndaj familja Manzi kishte sugjeruar një rrugë alternative.

Related article  Search results for: RFK Jr. says sperm counts among men in the 1970s were reportedly double those of today’s teenage boys, warning of a crisis

Mirëpo, siç ka treguar Ngushëllim Manzi, tre vëllezërit i kanë kundërshtuar dhe njëri prej tyre, i ka goditur prindërit. Ndodhur në këto kushte, oficeri i Policisë Ushtarake ka marrë armën e shërbimit dhe ka hapur zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur në vend Nazmi dhe Selam Islamaj dhe të plagosur vëllain e tyre të tretë, Shefqet Islamin rreth 44 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Related article  Rama nis tërheqjen? Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës!

Mes lotësh e dhimbjesh familja Islami, bashkë me miq e të afërm kanë përcjellur dje për në banesën e fundit Nazmi dhe Selam Islamin.