Trnditën pacientët, ngjarje e rëndë brenda spitalit

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres.

Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave të përfshirë dyshohet se ka nisur në rrugë dhe më pas ka vijuar deri brenda poliklinikës, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës duke e goditur disa herë personin tjetër.

Related article  U akuzua për agjenturat serbe/ Klodiana Lala përplaset me Albatros Rexhajn: Meriton të rrihesh siç ta bëri Buzhala, por nuk ty dua të të… (VIDEO)

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pas operacionit gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagët e marra nuk kanë prekur organe jetësore.

Related article  Emigrantët do ngelin pa fjalë! Euro bie si kurrë në histori, nuk e besoni se me sa këmbehet sot

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Related article  Ishin punonjes te Dulakut, betoniereja u mori jetën! Zbulohet historia e trishtë e dy viktimave që u mori jetën betonierja