E rëndë në vend! Përplasen ‘kokë më kokë’ 2 automjete, disa të plagosur, thuhet se

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, në vendin e quajtur “Rune”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin dhe për pasojë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë duke i nxjerrë jashtë funksionit të dy automjetet, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Related article  E FUNDIT - Sapo u njoftua, rreshje te dendura shiu ne disa zona te vendit. Temperaturat do jene (Parashikimi)

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin automjetet, ndërkohë që puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdon.

Related article  Merret vendimi i fortë, njoftohet urgjentish AKU-ja: Nga 3 shtatori ndërpritet...