Skip to content

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Peqin-Rrogozhinë, vetëm pak orë pas një tjetër përplasjeje të rëndë të ndodhur në këtë zonë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:45 pranë kryqëzimit të Gjocajt, në afërsi të Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa njëra prej makinave thuajse është shkatërruar totalisht.

Related article  Tragjedi ne vend, humb jeten nje i mitur

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë futja e njërit prej mjeteve në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.

Related article  Tre shqiptarët të zhdkur prej dy ditëve, gjenden të pajetë, e dhimbshme çfarë u paska ndodhur

Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë dhe shkaqet e aksidentit.

Related article  Supreme Court Gives Pro-Life Pregnancy Center a Win in Battle Against Blue State
Published inNEWS