Skip to content

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, viktima u gjet pa jetë në automjet (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Aleksandër Koçeku.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, Koçeku është gjetur brenda automjetit të tij, i dyshuar se ishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Related article  Watch: Jasmine Crockett Claims She's One of the Most 'Powerful' People in the Country, Slams Those Not 'On the Same Level'

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.

Related article  'THE LIVING DEAD - How £2 monkey dust drug has ravaged city with naked ‘zombies’ roaming streets, homes torched and a baby left to die

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

READ MORE Rexhina nuk i vajti në varrim, por nuk e braktisi deri në fund! E afërmja e Fatos Nanos rrëfen sekretin: Ja çfarë bëri deri në fund për të
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Related article  Zvërneci i ngriti në këmbë! Mbyllet protesta e tretë në Tiranë, vjen njoftimi urgjent per protestuesit
Published inNEWS