Një 36-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën ditën e sotme në Kolonjë të Korçës, pas një aksidenti të rëndë gjatë kohës që ishte duke punuar për transportimin e druve.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se viktima punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit në zonën e Kolonjës. Ai kishte shkuar për të ngarkuar dru në fshatin Kurtesh, kur një masiv druri është shkëputur papritur dhe e ka zënë poshtë.
Bëhet me dije se, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme.
Pas ngjarjes, në fshatin Kurtesh mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së të riut.
