Skip to content

Te fundit nga ngjarja e rende e Korces ku nderroi jete nje person

Viktima që humbi jetën ditën e sotme për shkak të djegies së banesës në Korçë, thuhet se ia kishte vënë qëllimisht zjarrin banesës së tij.

Dëshmitë e fqinjëve të 74-vjeçarit, kanë nxjerrë në pah detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë që sot i tronditi të gjithë.

74-vjeçari ishte pronar i banesës që dogji qëllimisht pasi tentoi të nxirrte jashtë qiraxhinjtë e tij, me të cilët kishte ndarë të njëjtën çati së fundmi.

Duke dashur për ta mbajtur për vete të gjithë banesës, pas kundërshtimeve të qiraxhinjve (burrë e grua) viktima kishte tentuar dhe ditën e djeshme për të djegur apartamentin e tij, mirëpo zjarrin e shuan menjëherë. Ndërsa sot tentativa e Urim Hysollit u bë realitet i hidhur, pasi i mori jetën në vend.

Related article  Trump Admin Broke Rules about Ghislaine Maxwell

“Po rrinim në shtëpi, burri po lante enët, ai i vuri flakën vendit. I zoti i shtëpisë i vuri flakën shtëpisë. Unë isha me qera. Kishim 10 vite këtu. Atë e përzuri vëllai i tij sepse pinte shumë” thotë qeraxhia e viktimës.

Të tronditura fiqnjet tregojnë se Hysolli më parë jetonte me të vëllanë, por për shkak të alkoolit, ky i fundit e kishte nxjerrë nga shtëpia. Kështu ai u detyrua të rikthehej në banesën e tij, ndonëse burrë e grua i paguanin qeranë.

Duke e kujtuar atë si një person të alkoolizuar dhe të ftohtë, fqinjët kanë nxjerrë në pah një të shkuar të rëndë të tij, siç është varësia nga alkooli.

Related article  Tragjedi në vend/ 23-vjeçarja i jep fund jetës

Dëshmitë e fqinjëve:

Qytetarja: I zoti i shtëpisë i ka vënë sot zjarrin shtëpisë. Ia kishte dhënë me qera shtëpinë, pronarët janë të përsorur. Ai vinte i pirë, ka carë kokën, kishte ditë me fasho në kokë. Ata jetonin bashkë, në një dhomë të shtëpisë jetonte ky.

Ata kanë kohë. Ky u kishte kërkuar qiraxhinjve të lironin shtëpinë se donte të jetonte vetëm. Një ditë të tre po rrinin bashkë, kur papritmas u ka kërkuar të dalin nga shtëpia.

Related article  Republicans Expose The Democrat Who Was Faking Biden’s Signatures

Ne nuk pamë asgjë vetëm kur pamë shtëpinë me tym. Zjarrin e vuri vetë i zoti i shtëpisë i cili banonte këtu së fundmi, se ai e kishte dhënë me qera më parë. Tërë kohën që ka ardhur pinte,villte e nga nuk shkonte. As nuk na fliste. Kur i flisnim na shikonte shtrembër.

Dje pikerina u kishte vënë zjarrin. Ndërsa sot ia vuri tamam shtëpinë.

Qeraxhia: Po rrinim në shtëpi, burri po lante enët, ai i vuri flakën vendit.I zoti i shtëpisë i vuri flakën shtëpisë. Unë isha me qera. Kishim 10 vite këtu. Atë e përzuri vëllai i tij sepse pinte shumë.

Published inNEWS