Skip to content

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur një ditë më parë në Laç, ku humbi jetën 40-vjeçari Ilir Lika.

Sipas burimeve, viktima dhe autori i dyshuar, Emiljan Suti, kishin pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë. Gjithashtu, mësohet se para disa muajsh 40-vjeçarit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila ishte edhe shtatzënë.

Related article  Federal judge blocks Trump

Burime hetimore bëjnë me dije se mbrëmjen e së enjtes autori i dyshuar dhe viktima janë parë në qendër të Laçit, ku dyshohet se kanë pasur një debat verbal për motive që ende nuk janë sqaruar.

Related article  JD Vance Unleashes Explosive Warning to Rogue Judges—Trump’s Fury Reaches New Heights!

Ndërkohë, në vendngjarje është gjetur një pistoletë, e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë, me qëllim përcaktimin e personit që e posedonte.

Sipas pistës kryesore të hetimit, arma dyshohet se i përkiste viktimës, e cila, sipas dyshimeve të hetuesve, ishte paraqitur e armatosur pranë banesës së autorit të dyshuar.

Related article  Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Dalin detajet e renda

Ky dyshim mbështetet edhe në konfliktet e mëparshme mes dy palëve. Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori i dyshuar kishin pasur përplasje të vazhdueshme, ndërsa të dy banonin në të njëjtën lagje të qytetit të Laçit.

Published inNEWS