Skip to content

Ngjarja e rende ne Lac, policia del me detajet me te fundit

Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç është vrarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kurbinit. Shërbimet e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia ka nxjerre nje detaj ‘te frikshem’ pasi 40 vjeçari kishte patur 4 mbiemra dhe dyshohet se ka rënë në atentat dhe nuk bëhet fjalë për një konflikt të çastit. Predha e plumbit e ka kapur Ilir Likën në pjesën e kokës ndaj dhe goditja ka rezultuar fatale.

Related article  Pas Marjana Koçekut nisin braktisjet e forta nga PS, ja kush janë të larguarit

Nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Related article  Dy ngjarje brenda pak orësh, burri humb jetën, 28-vjeçarja në konsumon…

Njoftimi i Policisë së Shtetit për ekzekutimin e Ilir Likës:

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Related article  What led to the tragedy during the Maldives diving excursion that resulted in multiple fatalities

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Published inNEWS