Skip to content

I FUNDIT – Protesta GJIGANDE per Zvernecin, vjen reagimi i Edi Rames

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku mbron zhvillimin e projektit dhe investitorët e përfshirë.

Më poshtë statusi i plotë i Kryeministrit:

NUK SHEH SYRI SHEH MENDJA

Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë.

Related article  Protestuesit ne dere, Edi Rama shperthen me MESAZHIN e fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…

Po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit, të cilët fatkeqësisht janë manipuluar nga lufta hibride që po zhvillohet egërsisht në rrjetet sociale nga armiqtë e vendit e tonë.

Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Power Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë.

Related article  Bloodbath at the Pentagon as Pete Hegseth fires ANOTHER top aide under mysterious circumstances

Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë powerholding.com që të kuptojë se kush po vjen në këtë Shqipëri të rilindur ndërkombëtarisht, e pse s’mund të vijë kurrë dot për të prishur po vetëm për të lartësuar🙏

Related article  Protestuesit nën zyrën e tij, Edi Rama "arrtiset" jashtë Shqipërisë/ Ku ndodhet Kryeministri...

Ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin🇦🇱

Published inNEWS