Skip to content

“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush nga…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh i bindur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të lirohet nga burgu brenda 10 ditëve, pas rishqyrtimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Apelit.

Sipas tij, Apeli është i detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të marrë në konsideratë edhe qëndrimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili ka kërkuar rishikimin e vendimit për arrestin me burg.

Related article  Gjyqi në themel për Erion Veliajn merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë!

“Gjykata e Apelit është e detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Do ta marrë në shqyrtim dhe do të thotë se Gjykata e Apelit kishte vendosur masën e arrestit me burg pa afat, por kolegji penal i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thotë që duhet të rishikohet ky vendim dhe ky vendim nuk bazohet dhe në vendimet unifikuese që ka Gjykata e Lartë.

Related article  Përplasja me Rezartën, motra e Rozanës zbulon çfarë ka ndodhur jashte kamerave

Masa e arrestit me burg është masë e jashtëzakonshme, dhe në rastin konkret, kjo masë, lidhur me të pandehurin kryesor, Erion Veliaj. Unë them që për Veliajn as masën e arrestit në shtëpi nuk do ta japë gjykata, por do të japë masën detyrim paraqitje.

Related article  Plane crashes in US, killing all on board

Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar dhe vendimin e Këshillit të Ministrave dhe e ka kthyer në detyrë Veliajn, ndaj dhe vendimi i tanishëm i Gjykatës Kushtetuese do të merret në konsideratë.

Do të ndodh brenda 10 ditësh, Veliaj do të ndëshkohet me masën detyrim paraqitje”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Published inNEWS