Skip to content

Mjeket ngrejne paralajmerimin e madh per te nxehtin ‘pervelues’

Temperaturat e larta të stinës së verës mund të sjellin pasoja serioze për shëndetin, ndërsa një ndër rreziqet më të mëdha mbetet goditja nga i nxehti. Mjekët e shërbimit të Urgjencës Polivalente në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) paralajmërojnë se kjo gjendje mund të shkaktojë komplikacione të rënda, deri në humbje të vetëdijes dhe gjendje komatoze, nëse nuk trajtohet në kohë.

Related article  The pope is dead - Trump’s reaction will leave you speechless

Sipas bluzave të bardha, deri më tani nuk janë regjistruar raste të goditjes nga i nxehti, megjithatë ato kanë qenë të pranishme në sezonet e mëparshme verore. Mjekët theksojnë se situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa fluksi në urgjencë mbetet i lartë.

Aktualisht, numri i pacientëve që paraqiten çdo ditë në Urgjencën Polivalente ka kaluar mbi 400 raste, ku pjesën më të madhe e përbëjnë personat me sëmundje kronike. Temperaturat e larta mund të rëndojnë gjendjen e tyre shëndetësore, ndaj mjekët u bëjnë thirrje të respektojnë masat mbrojtëse dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut.

Related article  Vjen paralajmërimi I FORTË per daten e 4 korrikut, detajet cfare mund te ndodhe

Edhe ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Ata këshillojnë që e gjithë popullata të marrë masa parandaluese për të shmangur efektet e temperaturave ekstreme, ndërsa vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet grupeve më të rrezikuara.

Related article  Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

Sipas ekspertëve, të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç janë kategoritë që preken më lehtë nga temperaturat e larta dhe kanë nevojë për mbrojtje të shtuar gjatë ditëve të nxehta.

Published inNEWS