Skip to content

Reagon me urgjence socialisti Taulant Balla

Protesta e kësaj të shtune ka përkuar edhe me 62-vjetorin e lindjes së kryeministrit Edi Rama duke sjellë dhe disa torta me mbishkrime të ndryshme. Ndërkohë, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte shfaqja e një arkivoli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ky veprim është dënuar fort nga deputetë e ministra të Partisë Socialiste. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ai i cili ka zbuluar përmes një postimi në llogarinë e tij në rretjin social “Facebook” se cilët kanë qenë ata që e kanë sjellë.

Related article  Surprizat e motit 15 ditëshin e parë të Gushtit

Balla shkruan se ata që çuan arkivolin ishin mbështetës të Partisë Demokratike Durrës, teksa ka shtuar se të njëjtën gjë Berisha e bëri edhe me arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari në ’98-ën, të cilin asokohe e përdori politikisht duke kaluar në bulevard.

Related article  A plus-size influencer has spoken out after facing criticism from neighbors, defending her body and confidence.

Ai po ashtu është shprehur se ky veprim nuk përputhet as me zakonet shqiptare e as me ato fetare.

“Personat që sollën në bulevard një arkivol qenkan mbështetës të Partisë Demokratike Durrës (edhe të një fraksioni brenda saj). Sali Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari. Tallja me qefinin, në kuptimin e përqeshjes së një simboli të lidhur me vdekjen dhe varrimin, nuk përputhet me zakonet shqiptare, si dhe ato fetare qoftë islame, qoftë kristiane. Ty Sali do të ta jepja një përgjigje, por zakonet shqiptare dhe fetare nuk ma lejojnë”, shkruan ai.

Related article  3AM Bracelet Truth

Ndërkohë një eragim është bërë edhe nga zv.kryeministrja Albana Koçiu e cila shkruan: ““Shqipëri e re” me arkivolet e 98-ës që vjen vërdallë në 4 Korrikun e demokracisë dhe lirisë”

Published inNEWS