Skip to content

Keni plane per neser? Befason meteorologu, sjell prashikimin e motit dhe thote se

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim.

Sipas tij, dita e sotme do të ketë mot të qëndrueshëm me kthjellime të gjata, sidomos në bregdet, dhe temperaturat maksimale sot do të arrijnë deri në 36°C.

Ndërkohë, zona më e freskët do të jetë juglindja, me 28 deri në 30°C. Dita e diel do të sjellë një rënie të lehtë, ku temperaturat maksimale në vend nuk do të kalojnë 34 apo 35°C.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që përgjatë gjithë 24-orëshit territori shqiptar të jetë me intervale të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare.

Related article  Hero Dad's Final Act During TX Flood Nearly Severed His Arm, But It Worked - He Saved His Family, Gave Haunting Final Message

Për sa u përket temperaturave, maksimumet në rang territori ditën e sotme regjistrohen shumë pranë vlerave 36°C në qarkun e Elbasanit dhe Beratit, deri në 35°C presim maksimumet në qytetin e Tiranës, në Shkodër apo edhe në Gjirokastër. Ndërsa në vijën bregdetare, temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të jenë nga 31 deri shumë pranë vlerave 34°C.

Zona e cila do të jetë më e freskët në territorin shqiptar është juglindja, duke bërë që temperaturat e ajrit aty të luhaten nga vlerat 28 deri në 30°C. Kjo fundjavë sjell temperatura më të pranueshme. Maksimumi ditën e sotme shkon në vlerën 36°C, por dita e diel sjell një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit. Kjo do të thotë që në rang territori maksimumet do të jenë rreth vlerës 34 apo edhe 35°C”, u shpreh ai.

Related article  Four students killed when vehicle crashes into after-school program

I pyetur nga gazetarja Alba Xhani se si do të jetë vijimi i javës tjetër, Osmani u shpreh se java që vjen do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

“Për sa i përket javës që vjen, dita e hënë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi këto intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave. Kjo situatë do të jetë deri në orët e mesditës. Pasditja pastaj ka sinjale që të shtojë vranësirat në gjysmën lindore të territorit shqiptar, duke përfshirë këtu zonat verilindore, juglindore dhe pjesërisht edhe qendrën. Kjo do të bëjë që gjatë orëve të pasdites prezenca e lartë e lagështirës të krijojë edhe mundësi për rrebeshe të izoluara shiu. Rrebeshe të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe verilindore, pra në qarkun e Bajram Currit, Pukës dhe Kukësit. Këtu pritet që rrebeshet të jenë disi më prezente.

Related article  Representative Ocasio-Cortez dispatches an urgent letter to the DOJ in response to a threat from Homan.
Published inNEWS