Skip to content

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

Shkolla Kombëtare e Fluturimit çeli sot dyert e saj. Në ceremoninë e zhvilluar në Bazën Ajrore të Rinasit, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një tjetër dëshmi të transformimit të Forcave të Armatosura shqiptare gjatë dekadës së fundit.

Sipas tij, ushtria shqiptare ka kaluar nga një gjendje e braktisur në një forcë moderne, duke theksuar se sot Forcat e Armatosura janë më të mirëpaguarat në rajon.

Related article  Fati i Qershorit 2026: Peshqit ne vend te pare, surpriza per te tjerat

“Ja ku jemi, sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. Sot, Forca e Armatosur është më e mirëpaguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë është që, në rrugën tonë drejt BE-së, forcat tona të jenë në mesataren e forcave të NATO-s në kontributin e shtetit dhe të taksapaguesve për pagat e tyre”, deklaroi kryeministri.

Related article  Ish-ministrja konservatore gjendet e pajete në shtëpinë e saj me lëndime në kokë!

Rama bëri të ditur se Shkolla Kombëtare e Fluturimit nuk do të shërbejë vetëm për përgatitjen e pilotëve shqiptarë, por edhe për stërvitjen dhe certifikimin e pilotëve të vendeve aleate të NATO-s, duke përmendur fillimisht Kosovën.

“Po përjetojmë një kapitull të ri në raportin e rinisë. Shkolla e fluturimit është e hapur për të stërvitur e certifikuar edhe pilotët e rinj të aleatëve të NATO-s pa diskutim edhe duke filluar nga Kosova. Kjo shkollë gëzon kredibilitetin e ekspertëve ndërkombëtare dhe njerëzve tanë të Forcës Ajrore”, tha Rama.

Related article  Bled Strakosha rrëfen ndërhyrjen urgjente

Kryeministri u ndal edhe te sfidat e sezonit veror, duke deklaruar se Forca Ajrore është e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, veçanërisht me zjarret, që sipas tij mbeten një nga sfidat kryesore të muajve të nxehtë.

Published inNEWS