Skip to content

Rrebeshe të forta shiu! Kujdes në ditët që po vijnë!

Pas kulmit të valës së të nxehtit, moti në Shqipëri pritet të freskohet lehtë duke filluar nga dita e sotme (e enjte), me një ulje të temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të shiut në formën e rrebesheve lokale.

Sipas sinoptikanes Anira Gjoni, temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 32°C gjatë së enjtes dhe të premtes, ndërsa në fundjavë pritet një rritje graduale deri në 34°C. Megjithatë, temperaturat minimale do të mbeten mbi 21°C, duke bërë që vendi të vijojë të përjetojë netë tropikale.

Related article  Klodiana Lala që askush se besonte që ishte! Futej në gjykatë sikur po pinte kafe, i ndodh ajo që asnjë shqiptar nuk priste prej saj

Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave verore, të shkaktuara nga avullimi i lartë pas ditëve me temperatura ekstreme. Këto zhvillime atmosferike do të sjellin edhe një zbutje të vapës, megjithëse nuk pritet një ndryshim i madh i motit.

Related article  Intervista që do rrëzojë Edi Ramën??? Çim Peka bën paralajmërimin e fortë me Arben Ahmetajn! Pas kursit të gjermanistes po iu them që

Gjatë ditëve të fundit, temperaturat më të larta janë regjistruar në Fier, Berat, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër, me vlera që kanë arritur deri në 36-37°C.

Related article  Purple State Democrat Arrested for Horrific Crimes against Children

Sipas meteorologëve, edhe pse vala më intensive po largohet, korriku pritet të mbetet një muaj i nxehtë, me temperatura që në javët në vijim mund t’i afrohen sërish 40°C.

Published inNEWS