Skip to content

I FUNDIT/ Ngjarje tragjike në bregdetin shqiptar, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të premte në bregdetin e Vlorës, pasi dyshohet se u mbyt në ujërat e Porto Novos.

Sipas të dhënave paraprake, e reja shqiptare është përballur me rryma të forta detare, të cilat konsiderohen të rrezikshme në këtë zonë të vijës bregdetare.

Related article  Pergatituni per me te forten: Do pasurohen after 31 korrikut, begati per shenjat

Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë u nxor nga deti dhe po transportohet me gomone drejt Triportit. Më pas, ai do të dërgohet në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për veprimet e mëtejshme.

Related article  White House Posts Image of Trump as James Bond as Casting Begins for Next 007

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po merr dëshmi nga banorë dhe pushues që ndodheshin pranë zonës në momentin e incidentit.

Related article  Top Channel mban premtimin për Stenaldon! Nuk ua priste mendja, ja çfarë sapo i kanë ofruar dhe do gëzoheni pa fund

Porto Novo njihet si një nga zonat me rryma të forta dhe me risk të lartë për pushuesit, veçanërisht në ditët me dallgë dhe erë të fortë.

Published inNEWS