Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë, ja kush vjen

Në një kohë që nga protestat studentore kërkohet dorëheqja e kryeministrit, qeveria ”Rama 4” ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre janë renditur dy ndryshime në qeveri. Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave.

Këshilli i Ministrave ka emëruar Anila Rexhën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Related article  Zbardhet ngjarja qe per pak nuk shkaktoi tr*gjedi te madhe

PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Related article  “Donin ta merrnin italianët”, misteri i gurit që alarmoi shtetin shqiptar! Çfarë fshihej në Kabash?

V E N D O S I:

Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ndërkohë Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Related article  Shtrimi në psikiatri dhe vdekja e papritur, DRAMA e Giorgos Mazonakis me familjen

V E N D O S I:

Z. Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.