Skip to content

Tronditet Rama deklarata nga deputeti i PS-së: Nuk duhet të…

Në një kohë që qytetarët protestojnë para Parlamentit, deputetja e PS Elisa Spiropali, ka deklaruar se fokusi i institucioneve duhet të jetë puna dhe ofrimi i zgjidhjeve për qytetarët.

Spiropali tha se nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten, deklaratë kjo që u mor si një “thumb” i drejtpërdrejtë për Ramën i cili prej 1 muaji sulmon protestuesit.

Related article  Pas 29 ditësh protestë, protestuesit hedhin hapin qe askush nuk e priste

Sipas saj e debatet politike nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësitë kryesore të Kuvendit.

Spiropali tha se deputetët dhe forcat politike duhet të përqendrohen te reflektimi i brendshëm dhe te adresimi i shqetësimeve të qytetarëve.

Related article  E rëndë në Pogradec, elektricisti humb jetën në krye të detyrës! Po rregullonte një defekt

”Ne kemi punën tonë, të reflektojmë të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten. E rëndësishme është që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes”, tha Spiropali.

Related article  Do ju pasuroje me shume! Shenjat e horoskopit që favorizohen nga Hëna në Peshq
Published inNEWS