Skip to content

Cfare po paralajmerohet ne proteste? Del skenari, ja cfare po njoftohet me urgjence per te enjten ne oren…

Protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër aksion para Kuvendit të Shqipërisë, vetëm dy ditë pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë që shoqëruan protestën e zhvilluar më 30 qershor.

Nga podiumi i protestës para Kryeministrisë, një prej pjesëmarrësve njoftoi se të enjten, në orën 10:00, qytetarët do të rikthehen sërish përpara Parlamentit, duke e cilësuar tubimin si një reagim ndaj, sipas tyre, dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Related article  Gov. Healey threatens to gerrymander Republican Reps, but they haven't had one in decades

Protesta e një dite më parë u shoqërua me incidente, pasi një grup qytetarësh goditën me vezë automjetet e disa deputetëve në hyrje të Kuvendit. Më pas situata u përshkallëzua në përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa disa protestues u shoqëruan në komisariat.

Organizatorët deklarojnë se aksioni do të vazhdojë edhe nesër, duke paralajmëruar se do të përpiqen të pengojnë hyrjen e deputetëve në seancë.

Related article  Echelon Insights Poll Shows Musk’s ‘America Party’ Is a Threat to Trump

Dje forcat e policisë kanë ushtruar dhunë të neveritshme, prandaj nesër të gjithë në orën 10:00 te Kuvendi. Policët të kenë kujdes, sepse qytetarët kanë në dorë t’ju pushojnë nga puna dhe t’ju çojnë në burg. Parlamenti është i yni, jo i atyre. Ju nuk na përfaqësoni, nuk përfaqësoni diasporën dhe as aspiratat tona. Nesër te Kuvendi do t’i ndalojmë të futen,” deklaroi protestuesi.

Related article  The MAGA conspiracy theorist Erupts at ‘Trainwreck’ Trump After MAGA Epstein Diss

Thirrja vjen në një moment kur protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 32-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksionet nuk do të kufizohen vetëm te Kryeministria, por do të zhvendosen edhe përpara institucioneve të tjera që, sipas tyre, mbajnë përgjegjësi për situatën politike në vend.

Published inNEWS