Skip to content

E MADHE, Do kete bonus pensioni. Ja kategorite qe e perfitojne, vendimi i plote…

Qeveria Rama ka miratuar shpërblimin prej 5 mijë lekësh te reja për pensionistët dhe disa kategori të tjera përfituesish të trajtimeve financiare gjatë muajit korrik 2026.

Nga vendimi përfitojnë personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar apo social, pensionistët e ish-kooperativave bujqësore, ish-minatorët dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare, personat me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi që nuk janë të punësuar, veteranët e LANÇ-it që trajtohen vetëm me shpërblim financiar, përfituesit e pensioneve të posaçme shtetërore apo suplementare, si edhe kategori të veçanta si fëmijët në përkujdesje të Republikës dhe familjet e pilotëve që kanë humbur jetën në detyrë.

Related article  Two planes smash into each other in tragic mid-air collision at training school

Të drejtën për shpërblim e kanë edhe personat që e fitojnë statusin e përfituesit deri më 30 qershor 2026, ndërsa secili do ta marrë vetëm një herë shpërblimin, edhe nëse përfiton më shumë se një pagesë. Kostoja totale e vendimit llogaritet në 3.913 miliardë lekë, nga të cilat 3.886 miliardë lekë janë për shpërblimin dhe 27 milionë lekë për shpenzime administrative.

Related article  A ke ndryshuar mendjen, do japësh dorëheqjen? Rama zbulon vendimin e tij…

Pagesat do të kalohen në llogaritë e përfituesve në korrik 2026, ndërsa në rastet kur nuk kryhen brenda këtij muaji, ato do të paguhen deri më 31 dhjetor 2026.

Related article  Hillary Clinton trolls Trump with three brutal words
Published inNEWS