Skip to content

Ndahet nga jeta pedagogu i njohur ne vendin tone

Është ndarë nga jeta, në moshën 83-vjeçare, profesori dhe studiuesi i letërsisë në Universitetin e Tiranës, Ali Xhiku.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur pedagogia e Universitetit të Tiranës, Lili Sula, e cila, përmes një postimi në Facebook, e cilësoi Xhikun si një njeri dhe studiues të rrallë të letërsisë shqipe. Më tej, Sula shpreh mirënjohjen e saj për profesorin e ndjerë dhe për mësimet që ka marrë prej tij.

Related article  Rama e tregon vendimin e tij “final”

“Qofsh në paqe e në dritë të pasosur, profesor Ali Xhiku, njeriu i rrallë, pedagogu dhe studiuesi i shquar i letërsisë shqipe.

Kam filluar punë në Universitetin e Tiranës si asistente e juaja dhe, përgjatë gjithë kësaj kohe, kam mësuar shumë prej jush”, shkruan Sula.

Related article  Sot duhej të ishte ‘dhëndër’, por ndodhet pas hekurave! Historia tronditese, ja cfare ndodhi me te riun pas arrestimit te djeshem

Ali Xhiku, i cili ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, ishte një nga pedagogët që dha një kontribut të çmuar në studimin e letërsisë shqiptare.

Related article  Juror No. 4 reveals why Karen Read walked free in her boyfriend's death

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare pedagogu i

Ai është autor i librit studimor “Faqeve të historiografisë shqiptare” (Onufri), një vepër me rëndësi për teorinë dhe metodologjinë e historisë së letërsisë shqipe.

Po ashtu, ai është autor edhe i shumë librave të tjerë, kryesisht me karakter studimor.

Published inNEWS